Tenisti italian nuk ia del

Tenis

Tenisti italian nuk ia del

Më: 23 maj 2024 Në ora: 20:39
Matteo Berrettini - djathtas

Matteo Berrettini nuk do të marrë pjesë në “Roland Garros 2024”.

Lajmin e bëri të ditur vetë tenisti roman përmes një reagim në rrjetin social Instagram, ku komunikoi zyrtarisht vendimin e tij, duke shpjeguar arsyet dhe duke vendosur objektivat e tij të radhës konkurruese.

Kështu, finalisti i Wimbledon 2021 hoqi dorë përfundimisht nga shanset e mbetura për kualifikim olimpik në Lojërat e Parisit.

“Megjithëse po stërvitem intensivisht, nuk ndihem ende gati për të luajtur më shumë ndeshje.

Kjo është arsyeja pse vendosa me ekipin tim për të mos marrë pjesë. Faleminderit si gjithmonë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme, vetëm duhet të kemi pak më shumë durim”, thuhet në mesazhin e italianit në rrjetet sociale.

Pas dëmtimit të kyçit të këmbës të pësuar në “US Open 2023”, Berrettini u rikthye pas më shumë se gjashtë muajsh jashtë, duke arritur në finale në Challenger në Phoenix, ndërsa më pas u eliminua në “Masters 1000” në Miami.

Pas turneun në MonteCarlo, një grip që u shndërrua në bajame dhe temperaturë e detyroi 28-vjeçarin të humbiste “Masters 1000” në Madrid dhe më pas aktivitetin në Romë..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat