Në fushat me dhe në Paris, ka nisur sot grand slam i Roland Garros, turneu i dytë i madh i këtij viti.
Nuk ka surpriza të mëdha në ditën e parë të turneut, ku tenistët “big” që zbritën në pistën fituan dhe avancuan më tej.
MESHKUJT – Numri 3 në botë, spanjolli Carlos Alcaraz, fitoi pa shumë mund ndaj amerikanit J.Wolf (6-1, 6-2, 6-1), duke avancuar më tej. Nuk zhgënjen as rusi Andrey Rublev, që mposhti 3-1 T.Daniel.
Në ndeshjet e tjera për meshkuj të luajtura sot spikatin fitoret e bullgarit Grigor Dimitrov, italianit Lorenzo Sonego, hungarezit Hubert Hurkacz e spanjollit Pedrdo Martinez.
FEMRAT – Vuan disi por debuton me fitore tenistja japoneze Naomi Osaka, që mundi 2-1 (6-1, 4-6, 7-5) italianen L.Bronzetti. Një biletë për më tej siguron edhe estonezja Jelena Ostapenko, që mundi 2-0 J.Cristian.