Kë do përkrahë LSDM në Tetovë?

Tetova

Kë do përkrahë LSDM në Tetovë?

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 18:50
Zoran Zaev

Lideri i LSDM Zoran Zaev ka bërë të ditur se në Tetovë dhe në komunat tjera ku garojnë në rrethin e dytë dy partnerë të koalicionit, LSDM nuk do të bëjë thirrje për asnjërin nga ata por do të lë simpatizantët e saj të vendosin në bazë të bindjeve personale.

“Kur do të jemi me dy partnerë të koalicionit, normale është se përkrahësit tanë vendosin lirshëm. Askush nga ne votuesit tanë nuk i mban në xhep. As që ka kontroll ndaj tyre dhe diçka të ngjashme. Ne mund t’i tërheqim me programet tona, me kandidatët tanë dhe ti ftojmë në bazën e vlerave”, u shpreh ai.

Zaev tha se LSDM do të bëjë thirrje të votojë LSDM-në në komunat ku garon ajo, si në Dollnen, Çashkë dhe Haraçinë, ku kundërkandidat ka BDI-në.

“Anëtarët tanë do të vendosin në bazë të bindjeve personale. Në Tetovë, në Zhelinë, apo në komunat tjera. Normale se do të bëjmë thirrje të votojnë LSDM-në në Çashkë dhe Haraçinë, sepse aty ne duam të fitojmë”, tha më tej Zaev në selinë e partisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat