Vitin e kaluar SPB Tetovë ka regjistruar 547 shkelje të rendit dhe qetësisë publike

Tetova

Vitin e kaluar SPB Tetovë ka regjistruar 547 shkelje të rendit dhe qetësisë publike

Më: 27 janar 2022 Në ora: 11:54
Ilustrim

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë informon se vitin e kaluar (2021) në territorin e SPB Tetovë janë regjistruar gjithsej 547 shkelje të rendit dhe qetësisë publike (TE-289 dhe GV-258), në të cilat janë përfshirë 718 autorë (TE-422 dhe GV-296).

Nga SPB Tetovë, thonë se shumica e shkeljeve, përkatësisht kundërvajtjeve janë zbardhur plotësisht me përgatitjen e 551 kërkesave për fillimin e procedurës për kundërvajtje (TE-319 dhe GV-232).

“Më shumë se gjysma e shkeljeve kanë ndodhur në qytet (418), me pjesëmarrje individuale të autorëve (433), dhe shumë më pak me pjesëmarrjen e dy, tre e më shumë personave”.

“Ndër autorët më të shumtë janë meshkujt (667), kryesisht të moshës mbi 25 vjeç dhe janë regjistruar 6 autorë të mitur. Ndër kundërvajtjet sipas llojit dhe karakterit, më të shpeshtat janë sërish sulmet fizike me gjithsej 255 (TE-126 dhe GV-129), përleshjet 49 (TE- 29 dhe GV- 20), fyerja dhe përçmimi i zyrtarëve të autorizuar 38 (TE-25 dhe GV-13) e kështu me radhë”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat