Vjosa Osmani: Me Tetovën kemi histori të lavdishme të përbashkët

Tetova

Vjosa Osmani: Me Tetovën kemi histori të lavdishme të përbashkët

Më: 27 prill 2023 Në ora: 12:53
Vjosa osmani

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Gjatë ditës së sotme ajo ka realizuar takim me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Pas përfundimit të takimit, në konferencë të përbashkët për shtyp Kasami tha se Kosova ka qenë pika e pëbashkët e shqiptarëve në Jugosllavi

Kasami theksoi nevojën për ndërtimine rrugës Tetovë, dhe njoftoi Presidenten për aktivitet që janë ndërmarrë.

Presidnetja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se nga Tetova kanë filluar shumë procese dhe se Tetova është historia e jonë e lavdishme e përbashkët.

Osmani tha se ndër intelektualët që ka lënë gjurmë në historinë e shqiptarëve është Arben Xhaferi.

“Vizita ime në Maqedoninë e Veriut është rikonfimimi i mbështetjes së procesit eurointegrues për të dyja vendet”, tha Osmani.

Osmani shtoi se ne do të mundohemi që nëpërmjet bashkëpunimit të komunave të sigurojmë një të ardhme më të mirë për qytetarët.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme presidentja Osmani realizoi takim me krerët shtetëror në RMV, si dhe mbajti fjalim para deputetëve në Kuvend. Ajo bëri thirrje që të rriten investimet në zonat e banuara me shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat