Komuna e Tetovës: Uji në qytet është i pijshëm

Tetova

Komuna e Tetovës: Uji në qytet është i pijshëm

Më: 29 korrik 2026 Në ora: 13:34
Fotoilustrim

Komuna e Tetovës njofton qytetarët se bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), uji në qytet është i pijshëm dhe mund të konsumohet lirisht për të gjitha nevojat e përditshme.

"Njoftohen të gjithë qytetarët e Tetovës se, bazuar në analizat e fundit të kryera nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), uji në qytet është i pijshëm dhe mund të konsumohet lirisht për të gjitha nevojat e përditshme".

"Sa i përket linjës së ujit që furnizon zonën e Kodrës së Diellit.

 Uji duhet të përdoret vetëm si ujë teknik dhe nuk rekomandohet për pije, pasi nuk i nënshtrohet procesit të klorifikimit dhe, për rrjedhojë, nuk është i përshtatshëm për konsum", thonë nga Komuna e Tetovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat