Kasami: Mbi 3 milionë euro investime në ujësjellës dhe kanalizime në Tetovë brenda një viti

Tetova

Kasami: Mbi 3 milionë euro investime në ujësjellës dhe kanalizime në Tetovë brenda një viti

Më: 8 nëntor 2026 Në ora: 11:25
Bilall Kasami

Pas prezantimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka bërë të ditura edhe investimet në sektorin e ujësjellësit dhe kanalizimeve.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Kasami ka bërë të ditur se gjatë një viti janë investuar mbi 3 milionë euro në përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atij atmosferik.

Këto investime janë pjesë e bilancit njëvjeçar të punës së Komunës së Tetovës, të cilin Kasami po e prezanton përmes publikimit të projekteve dhe rezultateve të realizuara gjatë mandatit.

Postim i plotë:

ÇFARË BËMË PËR 1 VIT?

Investuam mbi 3 MILIONË EURO në përmirësimin dhe zgjerimin e rrjetit të ujësjellësit, kanalizimit fekal dhe atmosferik në Tetovë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat