Ndalohet një 16-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje në objekte fetare

Tetova

Ndalohet një 16-vjeçar në Tetovë, dyshohet për vjedhje në objekte fetare

Më: 6 korrik 2026 Në ora: 12:07
Fotoilustrim

Policia e Tetovës ka ndaluar një 16-vjeçar nga Tetova, i cili dyshohet për kryerjen e veprave penale të vjedhjes dhe vjedhjes së rëndë në objekte fetare.

“Më 05.07.2026, në ora 13:20, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “vjedhje” dhe “vjedhje e rëndë”.

Kjo pasi ai dyshohet se gjatë muajit të kaluar ka kryer vjedhje në kishën e fshatit Bërvenicë, si dhe në dy xhami në Tetovë".

"Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të parashtrohet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat