Sulejmani: Ka vendim për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit

Tetova

Sulejmani: Ka vendim për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Kryeshefi i Inspektoratit komunal në Komunën e Tetovës, Sadat Sulejmani në ngjarjen e largimit të disa objekteve pa leje, ka thënë se ka vendim edhe për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit, por nuk dihet se kur do të prishet i njejti.

Sulejmani ka thënë “Ka vendim për prishjen e kryqit. Kur do prishet? Në Tetovë ka mbi 5000 vendime për prishje.

E shihni se mundohemi që të punojmë. Kur do t’i vije rendi, atë do e bëjmë”.

Gjithashtu, ai sot ka akuzuar policinë e qytetit se nuk ka asistuar komunën në heqjen e disa kioskeve nga trotuaret e bulevardit Ilinden, duke thënë se kanë lënë hapësirë për incident.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat