Vazhdon largimi i kiosqeve nga vendet publike në Tetovë

Tetova

Vazhdon largimi i kiosqeve nga vendet publike në Tetovë

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 18:28
Foto ilustrim

Komuna e Tetovës, respektivisht inspektorati komunal ka vazhduar me largimin e kioskave nga vendet publike. Por, nga ky inspektoriat kanë akuzuar policinë e Tetovës se nuk jep asistencë gjatë këtyre aksioneve.

Ai ka falënderuar pronarët e kioskave që kanë pranuar vendimin e komunës së Tetovës që të njejtit nuk kanë kundërshtuar këtë aksion dhe se i njëjti do të vazhdojë. Gjithsej janë larguar gjashtë kioska por kanë mbetur edhe 15 kioska që duhet të largohen.

“Policia neve na dërgoi një letër në ora 15 e 50 minuta, që të mos kemi mundësi as të japim përgjigje, se nuk do të kenë mundësi që të vijnë të na asistojnë. Që rasti të jetë më absurd, arsyeja është se nuk mund të vijnë të asistojnë për arsye sigurie. Mund ta paramendoni që një institucion që është I obliguar t`i sigurojë qytetarët, të sigurojë institucionet, ata nuk vijnë të asistojnë në një institucion të rëndësishëm siç është komuna e Tetovës për shkaqe sigurie.

E pyes Ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovki se a ka dijeni në lidhje me këtë, se nuk kanë mundësi të asistojnë në aksionin tonë për shkaqe sigurie. Kjo është apsurde sepse qeveria e Artan Grubit dhe Kovaçevskit e sabotojnë komunën e Tetovës”
, deklaroi Sadat Sulejmani, udhëheqës i Inspektoratit komunal në Tetovë.

Nga Policia e Tetovës, kanë mohuar se është kërkuar nga komuna e Tetovës të shtyhet për një muaj largimi i kioskave, sepse këtë muaj policia ka shumë aktivitete në terren.

“SPB Tetovë, në mënyrë kateegorike hedh poshtë si të pavërteta dhe tendencioze akuzat e komunës së Tetovës, se me qëllim është refuzuar asistenca policore për ditën e sotëm dhe të nesërme, e për çka është dërguar edhe kërkesë. Në takimin e mbajtur në datë 20 të këtij muaji iu është shpjeguar se përse SPB Tetovë nuk mund të asistoj, e që ka të bëj me shumë aktivitete të planifikuara për këtë muaj andaj dhe është kërkuar që të shtyhet për një muaj procedura e largimit të barakave, e që ka të bëj me frekuentimin e madh në komunikacion të ditëve të fundit si dhe ardhjen masive të mërgimtarëve” thonë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Policia njofton se është asistuar me kërkesë të komunës së Tetovës në fshatin Gajre, kurse gjatë tërë vitit, në 11 raste është asistuar për sa i përket aktiviteteve që kanë të bëjnë me komunën e Tetovës. Nga policia thonë se kjo nuk është tendencë e qëllimshme por për shkak të mbingarkesës që kanë pjesëtarët e policisë së Tetovës. Largimi i kioskave, përplasje komunë-polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat