Ipeshkvia e Tetovës ka marrë vendim për heqjen e kryqit në Kodrën e Diellit, do të paraqesin ankesë

Tetova

Ipeshkvia e Tetovës ka marrë vendim për heqjen e kryqit në Kodrën e Diellit, do të paraqesin ankesë

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 16:07
Tetovë

Ipeshkvia Tetovë-Gostivar njoftoi sot se kanë marrë vendim nga Komuna e Tetovës për heqjen e kryqit të vendosur në pronën kishtare në Kodrën e Diellit.

“KOM AO Ipeshkvia Tetovë-Gostivar do t’i mbrojë të drejtat e saj në drejtim të zgjidhjes së çështjes së caktuar përmes mekanizmave ligjorë në dispozicion.

Apelojmë tek qytetarët që të mos iu nënshtrohen provokimeve të shpeshta dhe t’i përkushtohen paqes dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare”, thuhet në njoftimin e Ipeshkvisë Tetovë-Gostivar.

Kryeshefi i Inspektoratit komunal në Komunën e Tetovës, Sadat Sulejmani dje tha se ka vendim edhe për prishjen e kryqit në Kodrën e Diellit, por nuk dihet se kur do të prishet i njejti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat