Kasami paralajmëron projektin e ujërave të zeza në Tetovë

Tetova

Kasami paralajmëron projektin e ujërave të zeza në Tetovë

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 15:27
Bilall Kasami

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot njoftoi se është përpiluar projekti për ndërtimin e sistemin e ujërave të zeza për qytetin dhe fshatrat Poroj, Xhepçisht, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht.“Me anë të projektit në kuadër të programit IPA 2 përfshinë ndërtimin e sistemit të ujërave të zeza, që nënkupton rrjetin primar dhe sekondar për qytetin dhe si dhe për rrjetin primar dhe sekondar për kyçjen e qytetarëve për fshatrat Xhepçisht, Proroj, Reçicë e Madhe, Reçicë e Vogël dhe Falisht”, tha Kasami.

Kasami falënderoi qytetarët për bashkëpunim, sipas të cilës u mundësua të përfundojë dokumentacioni dhe në kohë të miratohet projekti.

Projekti në fjalë, theksoi Kasami, është iniciuar që nga viti 2014 dhe se përfshinë edhe ndërtimin e një kolektori në fshatin Falisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat