Foshnja e parë në Tetovë për vitin 2024 është vajzë, Kasami i dhuron 40 mijë denarë

Tetova

Foshnja e parë në Tetovë për vitin 2024 është vajzë, Kasami i dhuron 40 mijë denarë

Më: 1 janar 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami dhe drejtori i Spitalit të Tetovës, Ilir Demiri kanë vizituar nënën e foshnjës së parë në Tetovë për vitin 2024.

Foshnja e parë është vajzë dhe bartë emrin Zoha. Me këtë rast, ajo ka marrë një dhuratë prej 40 mijë denarësh (649 euro).

“Pesë minuta pas mesnate, qytetit tonë i’u shtua një banore e re, ndërsa familjes Misimi një vajzë. Zoha është emri i vogëlushes të cilën e vizitova bashkërisht me bashkëshorten time për t’i ndarë vauçerin prej 40 mijë denarëve”.

“Si foshnja ashtu edhe nëna janë shëndosh e mirë; urojmë që kështu të jenë përherë dhe me jetë të gjatë. Falënderoj drejtorin Ilir Demiri si dhe stafin spitalor për mikëpritjen dhe përkushtimin e tyre për spitalin e qytetit. Gëzuar!”, shkroi Kasami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat