Arrestohet një person në Tetovë, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Tetova

Arrestohet një person në Tetovë, sulmoi fizikisht bashkëshorten e tij

Më: 2 janar 2024 Në ora: 11:22
SPB Tetovë

SPB Tetovë informon se dje (01-janar) në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin Z.J nga Tetova.

Ai paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi në një fshat të Tetovës ku jetonin dhe e ka kërcënuar.

“Gjatë privimit, nga Z.J. është marrë një pushkë gjuetie me 45 fishekë, në pronësi të gjyshit të tij”.

“Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa e parashikuar ligjore”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat