Arrestohet një person në Tetovë, kapet me lëndë narkotike

Tetova

Arrestohet një person në Tetovë, kapet me lëndë narkotike

Më: 5 janar 2024 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Policia e Tetovës ka arrestuar një person, tek i cili është gjetur kokainë.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, bëhet fjalë për një 30-vjeçar nga fshati Çellopek.

“Sot (05-janar) rreth orës 08:30, në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 30-vjeçarin B.K. nga Çellopeku i Tetovës për shkak se i është gjetur dhe konfiskuar kokainë.

I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat