Spitali i Tetovës pranon donacion prej 600 mijë denarëve nga kompania “Lial”

Tetova

Spitali i Tetovës pranon donacion prej 600 mijë denarëve nga kompania “Lial”

Më: 11 janar 2024 Në ora: 09:11
Spitali Klinik i Tetovës

Drejtori i Spitalit të Tetovës, Ilir Demiri, njofton se dje spitali ka pranuar donacion prej 600 mijë denarëve nga kompania “Lial”.

Demiri thotë se do të vazhdojnë të punojnë për përmirësimin e kushteve në spital.

“Dita e sotme u shënua edhe me një kontribut tjetër në shërbim të higjienës, mirëmbajtjes dhe sanitarisë në hapësirat e Spitalit Klinik të Tetovës. Me pranimin e donacionit në vlerë prej 600.000 denarëve nga Kompania LIAL e cila operon me pajisje profesionale për pastrim, ne sukseshëm avancojmë në misionin tonë të sendërtimit të kushteve dhe hapësirave dinjitoze në Spitalin Klinik të Tetovës”.

“Falënderojmë Albert Ziberin dhe Nehat Ziberin për bujarinë e treguar përmes këtij donacioni dhe dashamirësinë për t’iu bashkuar qëllimit tonë, i cili nuk është tjetër veçse cilësi në shërbimin shëndetësor të institucionit që udhëheqim dhe përkushtim e punë e palodhur në të mirë të pacientëve”, ka shkruar Demiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat