Një 21-vjeçar dhe një i mitur nga Tetova janë ndaluar gjatë vjedhjes së një motoçiklete

Tetova

Një 21-vjeçar dhe një i mitur nga Tetova janë ndaluar gjatë vjedhjes së një motoçiklete

Më: 19 janar 2024 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

MPB njofton se një person 21 vjeçar dhe një i mitur, të dy nga Tetova, janë ndaluar gjatë vjedhjes së një motoçiklete.

“Sot herët në mëngjes në ora 02:30 në rrugën “Ivo Lola Ribar”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar M.S. dhe një të mitur.

Ata u kapën duke vjedhur një motoçikletë në oborrin e një shtëpie. Gjëja e vjedhur i është gjetur dhe i është kthyer pronarit, ndërsa personat janë ndaluar në komisariat”, sqaron MPB.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të vijojë kallëzimi përkatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat