Komuna e Tetovës: Nuk ka pengesa, të gjitha rrugët janë të kalueshme

Tetova

Komuna e Tetovës: Nuk ka pengesa, të gjitha rrugët janë të kalueshme

Më: 20 janar 2024 Në ora: 14:59
Foto ilustrim

Komuna e Tetovës në një kumtesë për media thotë se ekipet e tyre janë në terren për të pastruar rrugët pas reshjeve të borës.

Prej atje thonë se është intervenuar në gjithë territorin e Komunës së Tetovës, në malësi dhe në qytet, për t’ju siguruar qytetarëve qarkullim të lirë dhe pa pengesa.

“Gjithashtu, bëjmë thirrje deri tek qytetarët që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. Situata për momentin është stabile dhe ne po e monitorojmë në çdo moment!”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Ndryshe, DPHM  ka dalë me parashikim për motin për ditët e ardhshme. Prej atje thonë se reshjet e borës do të vazhdojnë këtë fundjavë, ndërsa në fillim të javës tjetër do të ketë temperatura të ulta, të cilat në disa vende do të zbresin deri në -15 gradë celcius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat