Ndërroi jetë njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Spitalin e Tetovës

Tetova

Ndërroi jetë njëri nga të plagosurit në përleshjen me armë në Spitalin e Tetovës

Më: 20 janar 2024 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Në Klinikën Universitare për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv (KARIL) në Shkup, ka ndërruar jetë njëri nga vëllezërit nga fshati Gajre në Tetovë, të cilët më 11 janar u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në Spitalin e Tetovës.

Nga KARIL konfirmuan se A.M (41-vjeçar) ka ndërruar jetë. Në të shtënat me armë zjarri nëntë ditë më parë është lënduar edhe vëllai i tij Z.M (36), i cili po ashtu është duke u mjekuar në KARIL.

Përleshja me armë zjarri në Spitalin e Tetovës ndodhi më 11 janar rreth orës 18:00, në të cilën u plagosën dy vëllezërit nga fshati Gajre. Ata u dërguan në klinikat e Shkupit ditën e njëjtë.

SPB Tetovë për këtë ngjarje njoftoi se janë privuar nga liria katër persona, ndërsa një person ende është në kërkim.

Nga SPB Tetovë dhe Prokuroria nuk ka asnjë informacion tjetër zyrtar për rastin, të cilin e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat