I kërkuar me fletarrest, arrestohet një person në Tetovë

Tetova

I kërkuar me fletarrest, arrestohet një person në Tetovë

Më: 30 janar 2024 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Policia e Maqedonisë informon se sot në Tetovë është arrestuar një person.

Ai ka qenë në arrati dhe i dënuar me një vit burg për tregti me lëndë narkotike.

“Policët e SPB Tetovë sot (30 janar) rreth orës 16:00, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 43-vjeçarin D.M. nga Tetova, i dënuar me një vit burgim, për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe vendosjes në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve””.

“D.M është dërguar në Institucionin ndëshkues-përmirësues “Tetovë” në Tetovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat