Policia e Maqedonisë informon se sot në Tetovë është arrestuar një person.
Ai ka qenë në arrati dhe i dënuar me një vit burg për tregti me lëndë narkotike.
“Policët e SPB Tetovë sot (30 janar) rreth orës 16:00, në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, me urdhër të gjykatës kanë ndaluar 43-vjeçarin D.M. nga Tetova, i dënuar me një vit burgim, për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe vendosjes në treg të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve””.
“D.M është dërguar në Institucionin ndëshkues-përmirësues “Tetovë” në Tetovë për vuajtje të dënimit”, thonë nga MPB Maqedoni.