Tensione në Myftininë e Tetovës, prezente edhe policia

Tetova

Tensione në Myftininë e Tetovës, prezente edhe policia

Më: 31 janar 2024 Në ora: 10:14
Të dy myftitë për momentin janë në polici.

Mëngjesin e sotëm janë shkaktuar tensione në Myftininë e Tetovës, pasi myftiu i zgjedhur nga Bashkësia Fetare Islame, Selver Xhemaili tentoi të futet në objektin e Myftinisë, ndërsa ka hasur në rezistencë nga disa persona dhe ish-myftiu Qani Nesimi.

Të dy myftitë për momentin janë në polici.

Para objektit të Myftinisë së Tetovës vazhdojnë të qëndrojnë disa persona, ndërsa vërehen edhe forca të policisë.

Pritet që më vonë BFI dhe Myftinia e Tetovës të dalin me sqarime për situatën e krijuar mëngjesin e sotëm.

Kujtojmë që javë më parë, BFI shkarkoi nga detyra e myftiut të Tetovës Qani Nesimin, i cili nuk u pajtua me vendimin dhe rastin e ka dërguar në organet gjyqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat