Menaxhimi me mbeturinat në Tetovë, prezantohen kamionët dhe kontejnerët e rinj

Tetova

Menaxhimi me mbeturinat në Tetovë, prezantohen kamionët dhe kontejnerët e rinj

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në sheshin “Iliria” ka promovuar kamionët, kontejnerët dhe pajisjet e reja, me të cilat do të mblidhen mbeturinat në qytet, në bashkëpunim me kompaninë sllovene “Subermacher”.

Kasami tha se kjo është faza e parë e bashkëpunimit me kompaninë austriake, ndërsa në fazën tjetër parashihet të bëhet selektimi i mbeturinave.

“Menaxhimi i mbeturinave është një nga sfidat më të mëdha të jetës moderne, dhe gjithashtu është një nga shqetësimet dhe angazhimet më të dukshme të komunitetit për mjedisin. Të gjithë ne si individë, në jetën tonë private dhe profesionale, jemi pjesëmarrës në sistemin e menaxhimit të mbeturinave dhe bëjmë zgjedhjen për kontributin tonë për një shoqëri vlerash të përbashkëta dhe mjedis të pastër jetësor”.

“Në territorin e komunës sonë është paraqitur nevoja për të krijuar infrastrukturën bazë për grumbullimin, përzgjedhjen, trajtimin dhe përpunimin, si dhe deponimin e mbeturinave. Ishte tepër e nevojshme të forcohen detyrimet e të gjithë aktorëve në menaxhimin e mbeturinave, si dhe zbatimin e parimeve për riciklimin e mbeturinave me qëllim të mbrojtjes së mjedisit”, tha Kasami.

“Unë besoj thellësisht se ky partneritet dhe plani gjithëpërfshirës profesional do të jetë i suksesshëm drejt modernizimit të mënyrës së trajtimit të mbeturinave. Ne do të ofrojmë shërbimin e duhur për çdo qytetar dhe do të zvogëlojmë sasinë e mbeturinave të depozituara, ndërsa ajo që do të hidhet nuk do të shkaktojë ndikime negative në mjedis. Tani bashkë me kompaninë Saubermacher jemi duke ecur drejt realizimit të këtyre hapave”, theksoi Kasami.

Përfaqësuesi i kompanisë Saubermamacher tha se bashkëpunimi me qytetarët është i patjetërsueshëm me qëllim që Tetova të shndërrohet në një qytet të pastër.

Në fazën e parë, komuna bashkë me kompaninë Saubermacher do të ketë 100 punëtorë të angazhuar në pastrimin e qytetit, ndërsa do ndërrohen të gjithë kontejnerët nëpër qytet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat