Arrestohet një 18-vjeçar në Tetovë, kapet me marihuanë

Tetova

Arrestohet një 18-vjeçar në Tetovë, kapet me marihuanë

Më: 19 shkurt 2024 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Policia e Tetovës njofton se dje është arrestuar një 18-vjeçar nga Rakoveci, tek i cili është gjetur marihuanë.

“Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (18-shkurt) rreth orës 21:30, në rrugën “107” në Bllokun 82 në Tetovë, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin R.A. nga Rakoveci i Tetovës.

Kjo për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjet dhe konfiskuar marihuanë”.

“Pas dokumentimit të plotë të çështjes kundër tij, do të përgaditet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat