Sindikata e Pavarur e Policisë ka dënuar ashpër sjelljen e kryeministrit Teknik, Talat Xhaferi në sektorin e SPB-së Tetovë, duke e cilësuar atë si sjellje të pahijshme, jokorrekte, joprofesionale dhe të papërshtatshme për një shoqëri të civilizuar. Dellçev vlerëson se Xhaferi me siguri nuk kishte pasur as ftesë dhe as nuk kishte dërguar njoftim për vizitën e tij në stacion.
“Ajo që e kemi marrë si pjesë të prerë prej kamerave që e kanë regjistruar të gjithë atë, është evidente se me siguri kryeministri Teknik nuk kishte pasur ftesë dhe nuk kishte dërguar njoftim për vizitën. Mendoj se këtë duhet ta thotë si përgjigje vetë shefi I sektorit. Vetë inçizimi, inçizimi I paautorizuar, për mua është i paautorizuar sepse bëhet në hapësira zyrtare pa ndonjë paralajmërim të punëtorëve që janë në vendin e punës. Mënyra si u bë e tëra, është jokorrekte, joprofesionale dhe e papërshtatshme në një shoqëri të civilizuar”, tha Goce Dellçev, Sindikata e Pavarur Policisë.
Dellçev thotë se si do të veprojnë më tej të punësuarit është punë individuale e tyre, por nënvizon se me dokumentet adekuate shëndetësore apo psikologjike, punonjësit mund të hapin procedurë për pushim mjekësor.
“Nëse kërkojnë mbështetje mjekësore ose psikologjike, nëse e marrin dhe hapin procedurë. Unë nuk do ta thoja se cili do të ishte rezultati, por është e mundur të bëjnë një procedurë të tillë, por u takon atyre, nëse do ta hapnin atë procedurë ose jo, nëse janë frikësuar ose jo. Sipas meje nëse hapin një procedurë të tillë, nëse angazhojnë avokatë, munden ta bëjnë të gjithë këtë, por nuk ndërhyj”, u shpreh Goce Dellçev, Sindikata e Pavarur e Policisë.
Sindikata do të kërkojnë një takim me kryeministrin, ndërsa Dellçev i rikujton Xhaferit se detyra e tij si kryeministër në këtë situatë, mes tjerash është zbatimi i zgjedhjeve dhe jo ajo që e pamë dje.