Bastisje në Tetovë, ndalohet një shpërndarës i lëndëve narkotike

Tetova

Bastisje në Tetovë, ndalohet një shpërndarës i lëndëve narkotike

Më: 29 shkurt 2024 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Më 28.02.2024, rreth orës 23:25 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë privuar 41-vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës.

“Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë në të cilën ai ka qëndruar përkohësisht në Tetovë, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një peshore digjitale”.

“Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës.

Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat