Më 28.02.2024, rreth orës 23:25 në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë e kanë privuar 41-vjeçarin A.A. nga Shipkovica e Tetovës.
“Gjatë kontrollit të kryer me urdhër të gjykatës në shtëpinë në të cilën ai ka qëndruar përkohësisht në Tetovë, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një peshore digjitale”.
“Ai është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga SPB Tetovë.