Arrestohet një person në Tetovë, dyshohet për “vjedhje të rëndë”

Tetova

Arrestohet një person në Tetovë, dyshohet për “vjedhje të rëndë”

Më: 6 mars 2024 Në ora: 12:21
SPB Tetovë

SPB Tetovë informon se dje (05-mars) në orën 16:00, efektivët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin Xh.I (38) nga Kamnjani i Tetovës.

Siç informojnë nga SPB Tetovë, ai dyshohet se kishte kryer një vjedhje të rëndë në shtëpinë e Xh.R. (61) nga i njëjti fshat.

Aty ai kishte marrë më shumë sende.

“Artikujt e konfiskuar janë gjetë dhe kthyer pronarit, kurse Xh.R. është ndaluar në Stacionin policorë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat