Të miturit nga Tetova me automjet kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur në mur

Tetova

Të miturit nga Tetova me automjet kanë dalë nga rruga dhe janë përplasur në mur

Më: 9 mars 2024 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Më datë 08.03.2024, në ora 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Palcishtë e Poshtme-Tetovë automjeti i pasagjerëve “Peugeot me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri po nga ky fshat, ka dalë nga rruga duke u përplasur në mur.

Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe një pasagjer i mitur, ndërsa dy pasagjerë të tjerë të mitur poashtu kanë pësuar lëndime të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.

Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat