Më datë 08.03.2024, në ora 20:30, është raportuar se në rrugën lokale në fshatin Palcishtë e Poshtme-Tetovë automjeti i pasagjerëve “Peugeot me targa të Tetovës, i drejtuar nga i mituri po nga ky fshat, ka dalë nga rruga duke u përplasur në mur.
Në aksident lëndime të rënda kanë pësuar vozitësi dhe një pasagjer i mitur, ndërsa dy pasagjerë të tjerë të mitur poashtu kanë pësuar lëndime të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës.
Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë.