Kallëzim penal ndaj dy personave nga Tetova, dyshohen për “mashtrim”

Tetova

Kallëzim penal ndaj dy personave nga Tetova, dyshohen për “mashtrim”

Më: 12 mars 2024 Në ora: 21:25
Foto ilustrim

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër I.S.(68) nga fshati Nerashtë i Tetovës dhe E.A.N.(39) nga Sllatina e Tetovës për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për vepër penale “mashtrim”.

Siç bëhet e ditur nga MPB, I.S. ka takuar një person me E.A.N, i cili i është prezantuar në mënyrë të rreme.

“Pasi e lajthitur se do të martoheshin, ai i kishte dhënë disa herë 6300 euro dhe bizhuteri”, thuhet në buletinin e sotëm të MPB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat