43 zjarre në prona bujqësore, SPB Tetovë me apel për qytetarët

Tetova

43 zjarre në prona bujqësore, SPB Tetovë me apel për qytetarët

Më: 15 mars 2024 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Rritja e temperaturave në këtë periudhë ka bërë që edhe bujqit të fillojnë aktivitetet për pastrimin e pronave të tyre. Dhe si metodë më e lehtë për këtë është djegia e mbeturinave për të qenë më i lehtë procesi i lëvrimit dhe mbjelljes së kulturave bujqësore në këtë kohë. Por, në anën tjetër, shkaktimi i zjarrit jo gjithmonë mund të kontrollohet. Fatmirësisht, reshjet e fundit të shiut, kanë bërë që zjarret të mos përhapen më shumë.

Nga njësia e zjarrfikësve në Tetovë bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe kanë intervenuar në 43 raste të shuarjes së zjarrit në prona bujqësore.

“Gjatë tërë kohës ne kemi bërë apele që bujqit të jenë më të kujdesshëm me këto lloj zjarresh. Ne jemi të vetëdijshëm se pronat duhet të pastrohen por jo me shkaktimin e zjarreve. Sepse shpesh herë pas ndezjes së zjarrit, bujqit largohen dhe I e lënë të ndezur, pastaj zjarri përhapet më shumë dhe vështirë kontrollohet”, thotë Avni Ameti, udhëheqës i njësisë së zjarrfikësve në Tetovë. E njëjta situatë ndodhë edhe me zjarret në pyjet, ke shuarja është edhe më e vështirë.

Nga ana tjetër, SPB-Tetovë edhe një herë apelon te fermerët, por edhe të gjithë qytetarët e tjerë që të kenë kujdes të madh nëse lëvizin apo punojnë në terren dhe sidomos të mos ndezin zjarre, të cilat mund të përhapen shpejt, sidomos nëse moti është me erë. Sepse, në të kundërtën, ata që shkaktojnë zjarr në këtë mënyrë do të përballen me sanksione të rrepta ligjore, pra me denoncime përkatëse dhe me dënime të mundshme me burg nga 6 muaj deri në 8 vjet, në varësi të llojit të zjarrit dhe rrethanave dhe pasojave të tjera. SPB-Tetovë ndërmerr masa të koordinuara parandaluese dhe të tjera, për të evidentuar me kohë shkaqet e mundshme të zjarreve, ndërsa në periudhën e ardhshme do të përforcohen aktivitetet e planifikuara kontrolluese në hapësirën më të gjerë.

Ditë më parë, pjesëtarë të policisë të Sektorit për parandalim të SPB-Tetovë dhe Departamentit për Punë të Brendshme Gostivar në bashkëpunim dhe koordinim me Policinë Pyjore të Gostivarit, kanë zhvilluar aktivitete parandalues ​​për rreziqet nga zjarret në pyje dhe në terren në këtë zonë.

“Një numri të madh të qytetarëve, kryesisht shoferë, në disa vende u janë ndarë fletushka me informacione dhe këshilla ,si të veprojnë dhe çfarë duhet t’i kushtojnë vëmendje nëse lëvizin apo punojnë në ara apo në pyje. Në të njëjtën kohë, ata u udhëzuan në mënyrë specifike që të mos hidhnin cigare të ndezura, të mos digjnin mbeturina, kufij të arave dhe kashtë në fusha apo zjarre pikniku në hapësirë ​​të hapur. Qytetarët janë vënë në dijeni edhe për implikimet ligjore të parashikuara për shkaktimin e zjarrit me dashje ose nga pakujdesia, në varësi të rrethanave dhe pasojave përfundimtare”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës SPB-Tetovë./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat