Tre raste të kafshimeve nga qentë endacak kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Tetovë. Siç informon SPB Tetovë njëri prej rasteve ka ndodhur në Bërvenicë, ndërsa dy të tjerët në Tetovë.
“Dyzet vjeçari nga Brvenica e Tetovës, dje (18-mars) në orën 17:50 në SPB-Tetovë ka raportuar se vajza e tij e mitur në fshat kishte qenë e kafshuar nga një qen endacak”.
“Dje (18-mars) në orën 19:00, 42-vjeçarja M.S. nga Tetova ka raportuar se djali i saj i mitur në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak”.
“Pesëdhjet vjeçari B.S. nga Shkupi, dje (18-mars) në orën 14:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në rrugën “101” në Gostivar është kafshuar nga një qen endacak”, njoftojnë nga SPB Tetovë.