Mbi kupolën e kishës “Shën Anastasij” e cila gjendet në Kalanë e Tetovës, persona të panjohur kanë vendosur flamurin shqiptar. Bordi i kishës ka njoftuar autoritetet lokale për këtë veprim.
Incidenti ka ndodhur dje pasdite. Sipas raportimeve, afër kishës është vërejtur edhe një flamur tjetër me i UÇK-së e vendosur në një shtyllë në hyrje të Kalasë. Zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifoski, ka konfirmuar se pas marrjes së denoncimit, menjëherë është dërguar ekip i MPB-së.
“Është paraqitur se persona të panjohur në kupolën e kishës “Shën Anastasij” në Kalanë e Tetovës, kanë vendosur flamurin shqiptar, e në shtyllë në hyrje të Kalasë është vërejtur flamur me shenjë të UÇK-së.
Menjëherë pas denoncimit, është dërguar ekip i SPB Tetovë”, informuan nga SPB Tetovë.