Spitalit klinik të Tetovës i mungojnë 400 punëtorë shëndetësorë, pohon Sindikata e Pavarur e Mjekëve

Tetova

Spitalit klinik të Tetovës i mungojnë 400 punëtorë shëndetësorë, pohon Sindikata e Pavarur e Mjekëve

Më: 8 prill 2024 Në ora: 12:47
Arif Ibrahim

Punonjësit shëndetësorë nga Spitali Klinik i Tetovës organizuan një protestë paqësore në paraditen e sotme për rreth gjysmë ore, për të shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me kushtet e punës dhe cilësinë e shërbimit shëndetësor në spitalin e tyre.

Ata kërkojnë të paguhen më mirë, të pajisen me pajisje moderne dhe të kenë një proces punësimi jo selektiv. Një nga problemet kryesore që theksuan është mungesa e personelit shëndetësor.

“Sistemi ynë shëndetësor ka një mungesë të dukshme të personelit. Për shembull, kemi 470 shtretër në spital dhe duhet të kemi tre mjekë për krevat, por aktualisht kemi një mungesë prej mbi 400 punonjësish shëndetësorë. Ky mungesë e bën të pamundur ofrimin e një kujdesi shëndetësor cilësor për pacientët tonë,” tha Arif Ibrahim nga Sindikata e Pavarur e Mjekëve.

Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë që Maqedonia të përmirësojë standardet shëndetësore për të përputhur me normat evropiane dhe të sigurojë një kujdes shëndetësor cilësor dhe sigurinë e pacientëve dhe punonjësve shëndetësorë.

Protesta u organizua në Ditën e Shëndetit, duke theksuar rëndësinë e kësaj çështje për komunitetin shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat