SPB Tetovë me detaje të reja për incidentin e mbrëmshëm: Është gjetur makina e cila është përdorur nga gjuajtësit me armë

Tetova

SPB Tetovë me detaje të reja për incidentin e mbrëmshëm: Është gjetur makina e cila është përdorur nga gjuajtësit me armë

Më: 12 prill 2024 Në ora: 11:33
Foto ilustrim

Policia e Tetovës ka dalë me informacione të reja në lidhje me incidentin e mbrëmshëm, ku u gjuajt me armë zjarri në drejtim të një shtëpie.

Nga policia thonë se është gjetur makina me të cilën sulmuesi ka gjuajtur me armë, ndërsa e njëjta është marrë me forcë nga pronari i saj.

“Më datë 11.04.2024 në ora 22.45 në SPB-Tetovë, M.T. nga Tetova ka raportuar se në drejtim të shtëpisë së tij në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë, është qëlluar me armë zjarri nga një veturë “Volkswagen Polo” në lëvizje. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëmtime në derën e hyrjes dhe muret e shtëpisë. Është kryer këqyrje dhe pas masave të marra rreth orës 01:35 të datës 12.04.2024 në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit automjeti është gjetur”.

“Gjithashtu, pas marrjes së masave, është konstatuar se paraprakisht është raportuar se rreth orës 22:30 nën kërcënim të armës së zjarrit është marrë vetura e tipit “Polo” me armë zjarri nga personi F.E. dhe babait të tij H.E”.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të ngrihen kallëzimet përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat