Aksident në Tetovë, lëndohet një motoçiklist

Tetova

Aksident në Tetovë, lëndohet një motoçiklist

Më: 17 prill 2024 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se dje ka ndodhur një aksident në rrugën Vollkovi–Tetovë, ku lëndime ka marrë një 61-vjeçar.

“Më datë 16.04.2024 në orën 14.00 në SPB-Tetovë është raportuae se në rrugën rajonale Vollkovi–Tetovë, në afërsi të Çellopekut të Tetovës, personi A.L.(61) nga Çellopeku i Tetovës, duke drejtuar një motoçiklete me targa të Tetovës, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Në aksident me lëndime të rënda trupore, ka pësuar motoçiklisti të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës”, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Nga atje thonë se inspektim në vendin e ngjarjes kanë bërë policia nga SPB-Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat