SPB Tetovë njofton se janë ndaluar dy persona të cilët janë kapur duke ngjitur materiale propagandistike për zgjedhjet presidenciale, gjatë heshtjes zgjedhore.
Bëhet fjalë për një 19-vjeçar dhe një person të mitur.
“Më datë 23.04.2024 në ora 01.05, zyrtarët policorë nga SPB-Tetovë kanë vepruar pas raportimit se në fshatrat e Tetovës persona të cilët ishin me një automjet, në periudhën e heshtjes parazgjedhore, po ngjisnin material propagandues për zgjedhjet e tanishme presidenciale, kështu që në Siniçan të Tetovës janë ndaluar personat R.R. (19) dhe një i mitur, të dy nga i njëjti fshat, duke ngjitur materiale propagandistike për një kandidat presidencial në zgjedhjet presidenciale.
Me ta është zhvilluar intervistë zyrtare në Njësinë e Policisë-Kamnjan, për rastin është njoftuar prokurori publik dhe po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB-Tetovë.