Në Tetovë të gjitha 117 vendvotimet janë hapur në kohë

Tetova

Në Tetovë të gjitha 117 vendvotimet janë hapur në kohë

Më: 24 prill 2024 Në ora: 09:45
Foto ilustrim

Vendvotimet në Çair dhe Tetovë janë hapur me kohë, ndërsa deri orën 09:00 nuk janë paraqitur parregullsi

Në Çair po votohet pa pengesa. Në vendvotimin 2938 dhe 2939/1 deri në ora 9 nuk është paraqitur asnjë parregullsi.

“Gjithçka është në rregull, filluam me kohë, në ora fiks 07:00. Gjithçka është në rregull, numri i listave zgjedhore është në rregull, numri i votuesve veç ka filluar të rritet që nga ora shtatë”, tha Arbëresha Ramadani, kryetare e vendvotimit 2938 në Çair.

“Po, votimi filloi në ora shtatë, gjithçka ishte në rregull, nuk kemi hasur në asnjë problem”, theksoi Emine Ramuka për “TV21”, kryetare e vendvotimit 2939/1 në Çair.

Nazmi Dauti nga Komisioni Komunal Zgjedhor i Tetovës për “TV21” tha se nuk janë shfaqur parregullsi në 117 vendvotimet që janë në kuadër të këtij komisioni, qendrat janë hapur në kohë, ndërkohë tha se nëse gjatë ditës qytetarët hasin në probleme teknike, do të intervenojnë menjëherë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat