Viza e punës për Gjermani i ka nxjerr telashe një 36-vjeçarit nga një fshat i Tetovës. Ai edhe pse kishte paguar për të njëjtën 21.500 denarë, nuk e mori asnjëherë sepse ishte mashtruar nga I.Z. i cili ishte ndërmjetësues.
“Më 30.04.2024 në ora 11.00 në SPB Tetovë, 36-vjeçari nga një fshat i Tetovës ka paraqitur se është mashtruar nga I.Z. nga Resnja për shumë parash prej 21.500 denarë”.
“Sipas denoncimit, ai nëpërmjet rrjeteve sociale ka vënë kontakt me I.Z., i cili i është prezantuar si udhëheqës i një firme e cila merret me dokumente për jashtë vendit, me të cilin janë marrë vesh që të ndërmjetësojë për vizë pune në Gjermani, për çfarë dhe ia ka dhënë paratë.
Pasi e ka parë se puna nuk është mbaruar, ka kuptuar se është mashtruar. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në raportin e MPB-së.