Regjim i veçantë komunikacioni sot dhe nesër në Tetovë

Tetova

Regjim i veçantë komunikacioni sot dhe nesër në Tetovë

Më: 5 maj 2024 Në ora: 09:51
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se për shkak të mbajtjes së tubimeve të partive politike në kuadër të fushatës parazgjedhore, në qendër të qytetit do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në sot dhe nesër (e diel dhe e hënë).

“Përgjatë bulevardit “Iliria” do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit nga hyrja e Tetovës deri në shesh, gjegjësisht rrethrrotullimi me bulevardin dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përgjatë bulevardit.

Gjithashtu, gjatë tubimeve do të bëhet devijimi i komunikacionit edhe nëpër rrugët tjera, përkatësisht rrugëve “JNA”, “Todor Ciposki-Merjan”, “Jane Sandanski” dhe “Nikola Tesla””, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

Nga atje apelojnë drejtuesit të mjeteve që të kenë durim dhe të respektojnë urdhrat që do të nxjerrin punonjësit e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat