Ndalohet një 19-vjeçar në Tetovë, ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobike

Tetova

Ndalohet një 19-vjeçar në Tetovë, ka shpërndarë materiale raciste dhe ksenofobike

Më: 15 maj 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

SPB Tetovë njofton se ka ndaluar një 19-vjeçar i cili dyshohet se ka shpërndarë në interntet materiale racist dhe ksenofobik.

Më datë 14.05.2024, në bazë të një urdhri gjyqësor dhe me dyshimin për kryerje të veprave penale “përhapjen e materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik” sipas nenit 394-g dhe “abuzimin e të dhënave personale” sipas nenit 149 të Kodit Penal, efektivët e policisë nga SPB-Tetovë kryen bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të personit L.I.(19) nga Tetova.

Gjatë bastisjes, janë gjetë dhe konfiskuar morën dy USB- memorje, një kompjuter laptop dhe një kompjuter.

Personi është thirr në SPB-Tetovë dhe pasi të pastrohet dhe dokumentohet çështja do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thonë nga SPB Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat