Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës

Tetova

Tetova sivjet me 123 filloristë më pak, në klasë të parë pritet të regjistrohen 838 nxënës

Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:10
Foto ilustrim

Këtë vit shkollor, në shkollat fillore të Tetovës do të duhet të regjistrohen 123 nxënës më pak sesa vitin e kaluar. Sipas sektorit për veprimtari komunale sivjet do të duhet që të regjistrohen 838 nxënës.

“Sipas informatave që kemi marrë nga drejtoria amë, në klasë të parë do të duhet të regjistrohen 838 nxënës. Këto të dhëna janë vetëm për fëmijë të lindur brenda spitaleve të qytetit të Tetovës, ndërsa drejtoria e librave amë nuk ka të dhënë për fëmijët të lindur jashtë qytetit të Tetovës, domethënë në spitale tjera të republikës dhe në krahasim me vitin shkollor 2023/2024 kemi një numër më të vogël prej 123 nxënës në shkollat fillore që duhet të regjistrohen në klasë të parë”, thonë nga Komuna e Tetovës.

Nga Komuna e Tetovës, arsyen e zvogëlimit të numrit të nxënësve e shohin tek shpërngulja e popullatës, ndërsa thotë se plani është që kjo të ndalet, por pa dhënë hollësi për planin se si.

“Numri i nxënësve drejtpërsëdrejti ndërlidhet me migrimin e banorëve të Maqedonisë drejt vendeve perëndimore. Plani është që të ndalet ky si proces, por ajo që ka të bëjë drejtpërdrejtë me shkollat dhe komunën ka të bëjë me procesin e riorganzimit të shkollave”, deklaruan nga Komuna e Tetovës .

Në shkollat e Tetovës dhe Gostivarit vetëm për gjysmë vjetorin e të vitit shkollor 2023/2024 mbi 350 nxënës kanë kërkuar fletëshpërngulje, tregojnë të dhënat e sektorëve për arsim të dy komunave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat