Rehabilitimi i bulevardit “Zogu I”/ Bizneseve u heqin shkallët, rrezikojnë falimentin

Tirana

Rehabilitimi i bulevardit “Zogu I”/ Bizneseve u heqin shkallët, rrezikojnë falimentin

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:35
Tiranë

Projekt për rehabilitimin e Bulevardit “Zogu i Parë” në Tiranë po shkaktojnë pakënaqësi tek bizneset aty.

Arsyeja janë mungesët e shkallëve , ku bizneset kanë gjetur një zgjidhje provizore.

Alfred Bala pronari i një fast-foodi denoncon punimet e zgjatura ndërsa thotë se biznesi i tij nuk po shkon drejt falimentit.

“Po na çojnë drejt një shkatërrimi total. Nuk dimë se çfarë të bëjmë dhe ku të qahemi. Shkallët me ligj nuk pridhen dot jo për 4 muaj, por as për 4 minuta. Pa shkallë nuk mund të punohet. Qytetarët nuk hipin dot dhe kthehen. Puna më ka rënë 80-90% minus.”

Alfredi thotë se ka bërë disa kërkesa në bashki për të gjetur zgjidhje, por deri më tani asgjë.

“Na kanë pridhur shkallët dhe kanë ikur. Nuk japin asnjë përgjigje. Nuk po bëjnë punë publike.”

Tenderin për rehabilitimin e Bulevardit ‘Zogu i Parë’ e ka fituar Kompania Fusha Shpk ku përfshin rehabilitimin e bulevardit që nis në fund të sheshit ‘Skënderbej’ dhe përfundon te busti i Ahmet Zogut, te ish-stacioni i trenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat