Rreziku i madh që mbajmë në shtëpi, 20 zjarre nga gazi brenda muajit në Tiranë

Tirana

Rreziku i madh që mbajmë në shtëpi, 20 zjarre nga gazi brenda muajit në Tiranë

Më: 30 janar 2021 Në ora: 16:11
Shkëlqim Goxhaj

Gjatë muajit janar në Tiranë u regjistruan 20 raste zjarri të shkaktuara nga rrjedhja e gazit. Fatmirësisht nuk ka pati të lënduar në njerëz.

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i zjarrfikëses në kryeqytet thotë se gjithçka ka ardhur si pasojë mosdijes. Kryesisht të pakujdesshëm kanë qenë moshat e treta.

“Këta qytetarë asnjëherë nuk duhet të bëjnë ndërrimin e bombolës vetë, por duhet të thërrasin specialistë”, shprehet ai.

Ka disa këshilla për qytetarët, por në veçanti u drejtohet të moshuarve.

“Qytetari duhet të evakuohet nga banesa, mos të tentojë që do ndërhyjë dhe do izolojë zjarrin. Ai që është në gjendje të mirë fizike dhe në moshë të përshtatshme për të reaguar, duhet të kujdeset për fëmijët e vegjël dhe për qytetarët e moshës së tretë që t’i evakuojë nga banesa dhe të lajmërojë shërbimin zjarrfikës”, sqaron ai.

Goxhaj ngre si shqetësim përdorimin e bombolës me ngjyrë portokalli, 5 litra, e cila është vetëm njëpërdorimshme. Kjo që ju shihni në pamje, nuk duhet rimbushur, por kjo nuk zbatohet nga familjet.

“Bombolat ngjyrë portokalli të masës 5 litërshe nuk duhet të rimbushen fare sepse janë bombola kampingu, janë njëpërdorimshme. Nuk duhet të përdoren për herë të dytë. Të përdoren një herë dhe duhet të hiqen nga përdorimi”, shton më tej Goxhaj.

Goxhaj thotë se është e rrezikshme mbushja e bombolave në pika të pacertifikuara.

“Mbushja e bombolave të gazit nuk duhet të bëhet asnjëherë në autogaze.

Montimi duhet të bëhet nga specialistë përkatës. Ka specialistë të certifikuar që bëjnë ndërrimin e bombolave të gazit”, sqaron ai. Goxhaj shprehet se familjet që përdorin bombola gazi duhet të kenë një sinjalizues. Ai tregon se çfarë duhet të ketë parasysh një qytetar kur ka rrjedhje gazi.

“Në çdo ambient që kemi bombol gazi duhet të kemi edhe sinjalizues të gazit. Në momentin që sinjalizuesi na lajmëron që kemi rrjedhje gazi, qytetari menjëherë duhet të reagojë.

Reagimi i parë është ajrosja e ambienteve ku ka rrjedhje gazi, të hapë dyer e dritare.

Parasysh duhet të kenë që asnjëherë nuk duhet të prekin asnjë çelës dritash. Mos të reagojnë as me pajisje të tjera sepse janë burim zjarri”, shton më tej Goxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat