Policia bllokon 300 patenta/ Shkelën fashën e orës 20.00. Që nga 10 shkurti janë gjobitur 20 mijë qytetarë pa maska

Tirana

Policia bllokon 300 patenta/ Shkelën fashën e orës 20.00. Që nga 10 shkurti janë gjobitur 20 mijë qytetarë pa maska

Më: 7 mars 2021 Në ora: 19:38
Foto

Që prej vendosje së orës policore në datën 10 shkurt, ku qarkullimi ndalohet nga ora 20 e mbrëmjes deri në orën 6 të mëngjesit, policia ka ndëshkuar rreth 300 drejtues automjetesh, të cilët kanë shkelur këtë fashë orare dhe kanë qenë në lëvizje pa një arsye të domosdoshme, pra pra pasur edhe një leje nga E-Albania.

Siç mund të shihet pas meje, këtu në Tiranë, është një postbllok policie, pranë pallatit me shigjeta i cili, po kontrollon automjetet lidhur me arsyet e lëvizjes, apo nëse kanë një leje për të lëvizur pas orës 20 të mbrëmjes.

Në të gjitha rrugët kryesore të Tiranës, policia ka vendosur një sërë postblloqesh. Efektivët, nëse konstatojnë që dikush është duke lëvizur pa leje apo arsye të domosdoshme, bëjnë tërheqje të patentës dhe lejes së qarkullimit. Është komisioni ai që vlerëson, për sa kohë do të tërhiqen, por kryesisht, bazuar në aktin normativ, ndëshimi është nga 1 deri në 3 vite. Top Channel intervistoi edhe një qytetar, në momentin që iu tërhoq patenta. Ja çfarë thotë ai:

“Më kanë hequr patentën dhe lejen e qarkullimit. Kam hyrë ne E-Albania po nuk e nxjerr dot lejen. Babai im shkon në punë në orën 10 të mbrëmjes dhe më duhet ta çoj”.

Ndërkaq policia, lidhur edhe me numrat e lartë të infektimeve Covid, po vijon aksionet edhe për ndëshkimin e qytetarëve që nuk mbajnë maskë. Që prej orës së re policore, janë gjobitur mbi 20 mijë qytetarë që janë konstatuar pa maskë, e ndërkaq në anën tjetër, janë ndëshkuar dhe rreth 400 qytetarë, të cilët kanë lëvizur pas orës 20 të mbrëmjes në këmbë, pa pasur një arysye të justifikuar në aktin normativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat