Zjarr në magazinën e nëndheshme të një qendre tregtare në Tiranë, zhduket një punonjës

Tirana

Zjarr në magazinën e nëndheshme të një qendre tregtare në Tiranë, zhduket një punonjës

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:25
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë qendrën tregtare ‘Casa Italia’ në kryeqytet dhe nuk është arritur që të shuhet që prej pasdites.

Flakët kanë shpërthyer në një magazinë mallrash që prej orës 16.00. Me gjithë ardhjen e zjarrfikëseve në vendngjarje, ndërhyrja ka qenë pothuajse e pamundur, për shkak se magazina ndodhet në katin e nëndheshëm.

Përveç dëmeve të shumta materiale që janë shkaktuar, dyshohet edhe për një punonjës të humbur mes flakëve.

Dyshohet se një prej punonjësve i identifikuar si Arjan Sala prej më shumë se katër orësh është bllokuar në magazinën që ende po digjet tek “Casa Italia”. Sala, siç edhe tregoi xhaxhai i tij për kamerat, është futur brenda magazinës për të nxjerrë kolegët e tij dhe ka ngecur brenda.

Nga ana tjetër, policia ende nuk ka dhënë asnjë informacion për rojën e bllokuar, ndërsa shefi i zjarrfikëses Shkëlqim Goxhaj e mohoi, duke thënë se flakët nuk kanë lënë pas dëme në njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat