Vazhdon të jetë aktiv zjarri në magazinën e një qendre tregtare! I bllokuar dyshohet ka mbetur një punonjës sigurie

Tirana

Vazhdon të jetë aktiv zjarri në magazinën e një qendre tregtare! I bllokuar dyshohet ka mbetur një punonjës sigurie

Më: 25 mars 2021 Në ora: 09:02
Foto ilustrim

Prej pasdites së djeshme zjarri në një magazinë në Tiranë vazhdon të jetë aktiv, ndërsa raportohet se i bllokuar ka mbetur një punonjës i sigurisë, shtetasi A.Sala.

Deri tani nuk ka ende asnjë të dhënë për gjendjen e punonjësit të sigurisë. Ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë një ditë më parë, policia në njoftimin zyrtar tha: “Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarr në një magazinë.

Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat