Zjarrfikësi shpëton foshnjën 3 muajshe/ Tiranë, u dogj makina në garazh, banorët e pallatit u evakuuan mes tymit

Tirana

Zjarrfikësi shpëton foshnjën 3 muajshe/ Tiranë, u dogj makina në garazh, banorët e pallatit u evakuuan mes tymit

Më: 11 prill 2021 Në ora: 19:47
Foto

Për ta shpëtuar nga asfiksia, foshnja 3 muajshe u la në krahët e zjarrfikësit, teksa e ëma e ndoqi me ankth me batanijen që e pati mbështjellë për gjumë.

Në kohën kur një vatër zjarri në katin e nëndheshëm, ndezur nga djegia e një makinë vuri në rrezik banorët e këtij pallati në Tirane, Ana e rimori fëmijën e evakuuar menjëherë sapo zbriti në tokë.

Zjarrfikësi me foshnjën zbriti në tokë nën vështrimin e banorëve të bllokuar nga tymi masiv që ju kishte vështirësuar frymëmarrjen.

Klevis Qato: Lashë batanijen se kisha frike mos më binte nga krahët, por ai deri në mes të rrugës flinte gjumë pastaj u zgjua.

Në këtë pallat jetojnë 86 familje dhe në pallat mungojnë shkallët e emergjencës dhe fikset e zjarrit.

Fatmirësisht kjo situatë u mbyll pa pasoja në jetë njerëzish , por për administratorin e pallatit ky rast duhet hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat