Policia e Tiranës i vë prangat pesë personave, ja veprat penale për të cilat akuzohen

Tirana

Policia e Tiranës i vë prangat pesë personave, ja veprat penale për të cilat akuzohen

Më: 21 prill 2021 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka njoftuar arrestimin dhe po punon për kapejn e disa personave për vepra të ndryshme penale.

Të arrestuar janë pesë persona, ku tre prej tyre janë kapur duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur, ndërsa një prej tyre është arrestuar pasi ka përndjekur një 25-vjeçare.

Po ashtu një 32-vjeçar është kapur pasi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet në prokurorinë e Tiranës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë janë referuar për dy persona.

Njoftimi i plotë:

Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Z., 32 vjeç, pasi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës. 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur një shtetase 25-vjeçare.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

K., 23 vjeç, R. Ç., 59 vjeç dhe Sh. S., 41 vjeç, pasi janë kapur në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R.

Më datë 20.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e një 16-vjeçari, pasi në rrugën “Loni Ligori”, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka marrë shumën 5.000 lekë, bashkëmoshatarit të tij.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat